Curry përgjithnjë me Warriors, rinovim me shifra rekord për heroin e Amerikës në Olimpiadë
Basketbollisti Stephen Curry ka rinovuar kontratën me Golden State Warriors deri në vitin 2027. Pra, ai e ka shtyrë edhe për një sezon kontratën e mëparshme, duke garantuar se do të luajë në NBA deri në moshën 39-vjeçare. Një vendim që duket se do të konfirmojë idenë se ai do të luajë vetëm me këtë klub në karrierën e tij. Fanellën e Warriors e ka veshur për herë të parë në NBA që nga viti 2009.
Shtesa 62.6 milionë dollarë është garantuar në kontratën e re, një rekord për një sezon të vetëm. Kështu, Curry do të kalojë 500 milionë dollarët e fituara vetëm me paga. Si ai, deri tani janë vetëm LeBron James dhe Kevin Durant. Curry ishte protagonist në Olimpiadën e fundit për kombëtaren amerikane, duke realizuar 17 tripikësha në dy ndeshjet e fundit: Në gjysmëfinale ndaj Serbisë dhe në finale ndaj Francës. Ishin këto pikë që i dhanë Amerikës medaljen e artë. Ai mbetet nën urdhrat e trajnerit Kerr i cili e ka drejtuar edhe në kombëtare. Ai mbetet pavarësisht se nuk arriti të kualifikohej në “play-off”-in e 2024-ës. Nuk ishte faji i tij, pasi për të 12-tin vit radhazi ai shënoi mbi 20 pikë për ndeshje. Curry do të ketë mentor për lojtarët e rinj.