Curry shënon 51 pikë, fiton Golden State

25 tetor 2018 | 13:03

Skuadra kampione e Golden State ka mposhtur 144-122 Washington në ndeshjen e radhës së kampionatit të NBA-së, një sfidë me “5 yje” për Stephen Curry, që realizoi 51 pikë për Warriors.

Një ndeshje e dominuar nga vendasit, që diktuan gjatë gjithë kohës në fushë, duke korrur fitoren e 4-t sezonale edhe falë 30 pikëve të Durant. Fitoren e parë në kampionat arriti ekipi i Lakers, që mundi 131-113 Phoenix jashtë fushe. Një takim i komanduar nga miqtë, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Stephenson me i miri me 24 pikë), ndërkohë që LeBron e mbylli me 19 pikë e 10 asistime.

Toronto mbetet skuadra më e mirë aktualisht në NBA, me 5 fitore e asnjë humbje deri më tani, duke mposhtur sot 112-105 Minnesota, ndeshje e dominuar nga kanadezët. Leonard me 35 pikë ishte lider në fushë për Toronton, raporton “Telesport”.

Vijon të zhgënjejë skuadra e Cleveland, që pas largimit ët LeBron nuk po gjen dot rrugën drejt fitores. Cavaliers u mundën 102-86 nga Brooklyn, me Russell që ishte shënuesi më i mirë me 18 pikë. Zhgënjen sërish skuadra e Houston, që u mund 100-89 nga Utah Jazz, duke pësuar disfatën e tretë (ka vetëm një fitore). Edhe pse Harden realizoi 29 pikë e Anthony 22, ato s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Jazz u dallua Mitchell me 38 pikë.

Rezultatet

Atlanta – Dallas             111-104
Cleveland – Brooklyn     86-102
Miami – New York         110-87
Toronto – Minnesota      112-105
Chicago – Charlotte        112-110
Houston – Utah Jazz      89-100
San Antonio – Indiana   96-116
Milwaukee – Philadelphia 123-108
Phoenix – Lakers            113-131
Sacramento – Memphis 97-92
Golden State – Washington 144-122

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka thënë se…