Curry, tifoz i Tottenhamit
Ylli i NBA-së dhe Golden State Warriors, Stephen Curry, ka qenë ditën e shtunë në Londër, për të ndjekur ndeshjen e futbollit në Premier Ligë mes Tottenham dhe Liverpool (1-2).
Kampioni i NBA-së ka deklaruar së fundi se është një tifoz i skuadrës së Tottenham Hotspurs, që e fitoi për të parë këtë ndeshje dhe para fillimit të saj e ka nderuar me një fanellë speciale të skuadrës, ku ishte shkruar emri i tij. Stephen Curry duket se ka “transferuar” në Premier Ligë rivalitetin e tij me LeBron James, që zotëron aksione të skuadrës së Liverpoolit.
Por duket se nga kjo përballje ka dalë fitues James, pasi Liverpooli e fitoi këtë ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Wembley”. Ylli i Warriorsit ndodhet në Evropë prej disa ditësh, teksa të premten ka qenë edhe në Paris, për të parë sfidën PSG-Saint Etienne (4-0).