
Cutrone në La Liga?
01 mars 2019
| 17:16
Sulmuesi Patrick Cutrone mund të largohet nga Milan për t’u transferuar në La Liga. Është skuadra e Atletico Madrid që po kërkon talentin e Milanit.
“Gazzetta dello Sport” raporton se Atletico Madrid janë të interesuar për Patrick Cutronen. Sulmuesi është i pakënaqur me situatën e tij te Milan, sidomos pas transferimin të Piatek, ku ka humbur minutat e paraqitjes në fushë.
Cutrone, 21-vjeçar, në 52 paraqitje për Milan ka shënuar 13 gola.