
Cutrone i shpëton dënimit
31 janar 2018
| 10:55
Gjykata sportive në Itali e ka cilësuar të pavullnetshëm gjestin e sulmuesit të Milanit, Patrick Cutrone, i cili realizoi me dorë ndaj Lazios duke kaluar në avantazh 1-0 kuqezinjtë.
Në këtë mënyrë Cutrone ka evituar pezullimin me disa ndeshje dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Gattusso që për sfidën e radhës në kampionat ndaj Udineses.