AAK-ja, Kurtit: Na trego qysh u zhdukën mielli, paratë për energji dhe mostrat e Deharit

18 shtator 2023 | 16:58

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka thënë se qasja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në dialog, “është qasje e një dështaku që ka humbur aleatët dhe tani ndodhet i vetëm”.

Xhemaili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Kurti “meqë ka folur sot për zhdukje, duhet të na tregojë se si e zhdukën miellin e mostrat e Deharit”.

“Pasi që Kurti paska fol për zhdukje, është mirë me na tregu qysh u zhdukën mielli, paratë për energji dhe mostrat e Deharit. Qasja e tij në dialog është qasje e një dështaku që ka humbur aleatët dhe ka mbetë vetëm. Sot merret me sulme ndaj arbitrit i cili ka rolin e ndërmjetësuesit, përderisa ka qenë dhe është përgjegjës për substancën, të cilën nuk e ka ofruar asnjëherë”, ka thënë Xhemaili.

Ai ka shtuar se Kurti ka humbur çdo mik kredibil që e ka Kosova.

“Populli ynë e ka kuptuar që në qeverisjen e brendshme ka ndjellë korrupsion me Nagipin, Martinin e Ridin. Ka punësuar familjarë të funksionarëve të tij, kur ata që e votuan ende kanë mbetë në rrugë. Në planin e jashtëm ka humb çdo mik kredibil që e ka Kosova”, është shprehur Xhemaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu reagoi pas deklaratës së kryeministrit…