‘D+’ me rekomandim për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve
Organizata Demokraci Plus (D+) ka publikuar një raport mbi shpenzimet e udhëtimeve të deputetëve të Kosovës ku ndër të tjera ka rekomanduar që Kuvendi i Kosovës ta bëjë shfuqizimin automatik për udhëtim për deputetët marrë për bazë deklarimin e vendbanimit.
Kjo organizatë ka rekomanduar që Kuvendi ta mbështesë rregullimin e kompensimet për udhëtime të deputetëve në Ligjin për Tatimin në të Ardhurat Personale (LTAP), teksa përcaktimi i vlerave (lartësisë së shumës) të kompensimit i lihet në diskrecion Kuvendit.
Ky kompensim nuk duhet të jetë pjesë e pagës së përgjithshme të deputetëve, dhe i njëjti duhet të tatohet në harmoni me dispozitat e LTAP-s.
Po ashtu, kjo organizatë rekomandon që Kuvendi ta bëjë rregullimin e ri të kompensimit të shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve në mënyrë sa më të detajuar, duke specifikuar kriteret e kompensimit, formën e kompensimit dhe raportimit, në mënyrë që të shmangen keqinterpretimet e mundshme.