D+ publikon raport për keqpërdorime me marrëveshje nga institucionet: MAShTI ‘prin’ me shkelje
Organizata e pavarur Democracy Plus (+D), përmes një analizë mbi praktikat e institucioneve publike ka publikuar raportin e monitorimit të lidhjes së marrëveshjeve për shërbime të veçanta në nivel qendror e lokal, shkruan Gazeta Express.
Organizata ka njoftuar se pjesë e këtij monitorimi kanë qenë: Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe komunat e Prishtinës, Pejës, Vitisë dhe Prizrenit.
Në publikimin e saj, Demokraci Plus, ka bërë të ditur mes tjerash se, në ministrja e MMPHI-së, e ka shpërblyer me kontratë një konsulent i cili nuk kishte ofruar metodologji të punës, edhe pse kjo ka qenë kërkesë e Ministrisë përmes së cilës do të bëhej vlerësimi teknik i ofertës, e në anën tjetër ka vlerësuar të njëjtin kandidat me pikë maksimale për këtë kriter.
Në një rast tjetër, organizata ka vënë re se në ministrinë e MINT, është angazhuar ekspert ndërkombëtar për hartim të strategjisë, në kundërshtim me LPP (nenin 7).
Duke titulluar tenderin “Angazhim i një eksperti ndërkombëtar” MINT ka eliminuar të gjithë ekspertët vendor që kanë përvojën relevante për të aplikuar në tender.
Në përmbledhjen e kësaj organizate, shihet tek shkeljet, rastet më të shpeshta të përmendura janë ato të MAShTI-t.
Demokraci Plus, shkruan se kjo ministri nuk i ka përcaktuar sipas Rregullores kriteret për vlerësim teknik të ofertave, duke mos kërkuar fare metodologjinë e punës e cila është obligative. Ka shfrytëzuar MShV-të për zgjatje të afatit të punës për konsulentët e kontraktuar përmes prokurimit për shërbime të veçanta.
Po ashtu, shtohet se MAShTI ka kërkuar të kontraktojë ekspert për kryerjen e punëve që duhet të mbulohen me stafin aktual të Ministrisë dhe ka paraqitur kërkesa minimale lidhur me përvojën e punës për të kontraktuar ekspert/konsulent.
Tjetër rast i përmendur për këtë ministri është se, MAShT nuk ka përfshirë në vlerësim teknik kritere që sipas Rregullores për Prokurim Publik do të duhej që patjetër të përfshiheshin dhe ka paraqitur kërkesa minimale lidhur me përvojën e punës për të kontraktuar ekspert/konsulent për AKA-në, dhe si rrjedhojë ka kontraktuar kandidatë jo kompetenë për t’u cilësuar si ekspert.
Raporti i plotë: KËTU