Dabiqaj pak orë pas largimit nga Feronikeli, prezantohet te Gjilani

07 qershor 2021 | 14:38

Vetëm pak orë pas njoftimit të skuadrës së Feronikelit për largimin e Albert Dabiqajt, ka ardhur edhe njoftimi i SC Gjilanit transferimin e tij.

Ish-mesfushori i Besës së Pejës dhe Përfaqësues së Kosovës U21 ka nënshkruar kontratë me Gjilanin deri në vitin 2023.

“Sport Club Gjilani me kënaqësi komunikon angazhimin e futbollistit Albert Dabiqaj. 24-vjeçari dhe klubi kanë gjetur akord për bashkëpunim dhe palët kanë firmosur kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi. Dabiqaj luan rolin e mesfushorit, ndërsa te Gjilani vjen nga radhët e KF Feronikeli. Të gjithë në SC Gjilani i dëshirojnë Dabiqajt mirëseardhje në klub, duke i uruar shumë suksese”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

/Epoka e re/

Edhe Dabiqaj largohet nga Feronikeli   

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana…