Dabiqaj paralajmëron 89-shin: Feronikeli e fiton edhe Kupën
23 maj 2019
| 20:39
Albert Dabiqaj është njëri nga lojtarët më të mirë në skuadrone Feronikelit. Ai e ka paralajmëruar skuadrën e Trepçës ’89 se skuadra nga Drenasi do të triumfon edhe në garën e Kupës.
“Normalisht se synimi ynë është që pas titullit të fitojmë edhe Kupën, ani pse një gjë e tillë do të jetë shumë e vështirë për faktin se Trepça ’89 ka një skuadër shumë të mirë. Ata kanë pasur disa probleme në kampionat, por në Kupë janë paraqitur mirë dhe për ketë fakt gjinden në finale. Megjithatë ne do të japim maksimumin që edhe Kupa të vije në Drenas. Ndërsa për këtë ndeshje nuk kemi asnjë mungesë”, ka thënë Dabiqaj për “Epokën e re”.
Finalja e Kupës zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.
/Veton ZYMBERI/