Daci kritikon Qeverinë Kurti: Axhamillëk, ndoshta mësohen ‘kadal-kadal’

14 maj 2021 | 13:42

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka qëlluar në tollovinë e krijuar sot te salla “1 Tetori” në Prishtinë.

Me këtë rast, ai është pyetur lidhur me menaxhimin e pandemisë nga Qeveria Kurti.

Ai ka thënë se “fillimi i qeverisjes nuk është premtues”.

Por, Daci ka thënë se “ndoshta Qeveria e re do të fitojë përvojë” dhe do të “veprojë në realitetin që po ndodhë në Kosovë”.

“Nuk është premtuese, fillimi nuk është premtues, atë që e kemi pritë të gjithë qytetarët, megjithatë do të fitojnë pak përvojë, do të veprojnë më shumë në realitetin që duhet të ndodhë në Kosovë. Është një axhamillëk edhe duhet të mësohemi kadal-kadal”, ka thënë Daci për “Periskopin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar pas…