Daci: Mirë që u ndërruan pushtetet, por nuk priten çudira
Ish-kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Nexhat Daci, ka thënë se qytetarët presin gjithmonë që pushtetet e reja të jenë më efikase.
Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Daci ka thënë se Qeveria e re e Kosovës, duhet të tregohet e aftë në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen qytetarët.
Sa i përket dialogut me Serbinë, Daci tha se do të ishte më se e domosdoshme përfshirja e opozitës.
“Do të punohet, por çudira nuk do të ketë. Nuk do të ketë sepse ambienti i krijuar politik humb shumë kohë për normativa të reja për standarde të reja. Por, unë shpresoj se kësaj radhe me kryeministrin e ri që për herë të parë është në fuqi, gjërat do të lëvizin më shpejt në drejtim të jetës së qytetarëve”, ka thënë Daci.
Intervistën e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/nexhat-daci-qeveria-dialogu-/30238941.html.