Daci për dialogun: Të tejkalohen interesat partiake

30 korrik 2018 | 18:22

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK), akademik Nexhat Daci, ka thënë se kjo akademi është duke e përcjellë me vëmendje procesin e dialogut më Serbinë.

Daci ka vlerësuar se është duke munguar qasja e duhur e Kuvendit të Kosovës në këtë proces.

“Akademia është e obligueshme të reagojë në momentet kur rrezikohet sovraniteti i vendit dhe integriteti territorial. Pikërisht kjo është në fokus në këtë periudhë dhe s’ka qetësi as në akademi”.

“Opinioni me të drejtë është i shqetësuar. Këtë shqetësim e ngritë në temperaturë edhe më tepër sjellja jo e përgjegjshme sa duhet për kohën e të dy palëve, institucioneve dhe në veçanti e partive politike”, ka thënë Daci në “Info Magazine” të “Klan Kosovës”.

Daci ka theksuar se ka nevojë që të këtë një unitet veprues dhe të tejkalohet interesat e pjesshme qoftë të ndonjë partie apo të një pjese të institucioneve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komunën e Malishevës ka filluar “Java e mërgimtarëve”, e…