Daci: Politika duhet të jetë larg nga shkenca
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, i shoqëruar edhe nga ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vizituar sot Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).
Më këtë rast kreu i ASHAK, Nexhat Daci ka kërkuar që politika duhet të jetë larg nga shkenca.
“Ne nuk do ta marrim modelin e Shqipërisë që të lejojmë të ndërhyjë politika në shkencë. Nuk do ta marrim kurrë atë që në themel nuk e ka shkencën dhe profesionalizmin. Dhe jam shumë i lumtur që qeveria jonë nuk dëshiron të përzihet në punët e Akademisë. Prandaj larg politikës duhet të jenë të gjitha institucionet të cilat i ka themeluar shteti”, ka thënë Daci.
Kurse, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se beson në kreun e këtij institucioni akademik.
“Unë besoj në rizgjedhjen e Nexhat Dacit si kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe jemi gjithmonë gatshëm të ndihmojmë Akademinë për nevojat e saj. Ne jemi të hapur për këshilla e sugjerime dhe projekte për zhvillimin e vendit tonë ”, ka deklaruar Limaj.
Redaksia online
( A.Shefkiu / epokaere.com)