Daçiç: Standarde të dyfishta të bashkësisë ndërkombëtare kur bëhet fjalë për Serbinë
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se standardet e dyfishta kur bëhet fjalë për Serbinë, vërehen edhe në faktin se sulmi i një grupi shqiptarësh nga Kosova ndaj policisë maqedonase në vitin 2015 nuk ishte akt terrorist, por ngjarjet në Banjskë ishin dhe për këtë shkak vendosja e sanksionit ndaj Serbisë.
Daçiç u shpreh se për këtë ka folur edhe në takimin ministror të krerëve të diplomacisë së rajonit, në kuadër të procesit të Berlinit, por se pyetja e tij ka mbetur pa përgjigje.
“E kisha fjalën për standarde të dyfishta. Domethënë në vitin 2015 isha kryetar i OSBE-së dhe në emër të OSBE-së fola me autoritetet maqedonase. Pastaj ishte vrasja e tetë policëve maqedonas, dhe një grupi terrorist nga Kosova u fajësua për këtë, e cila përbëhej nga ish-pjesëtarë të UÇK-së”, sipas tij.
Ai thekson se asnjë nga zyrtarët ndërkombëtarë, përfshirë edhe Bashkimin Evropian, nuk e kanë cilësuar si akt terrorist, edhe pse janë vrarë tetë policë.