![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/020212022222222210021.jpg)
Daçiq: Mali i Zi po dëshiron t’ia japë kishat ortodokse Kosovës
26 maj 2021
| 21:54
Ivica Daçiq, akoma po merret me Malin e Zi dhe thotë se Mali i Zi është përzier në punët e brendshme të Serbisë dhe se ka mërzitur serbët me veprimet e tyre!
Ai i referohet gjendjes së serbëve dhe të Kishës Serbe në Mal të Zi dhe se kujdesi për to është e drejtë legjitime e Serbisë.
Por hatërmbetje në Serbi ka edhe për njohjen e Kosovës.
“Është e palejuar të thuhet se Serbia po përzierje në punë të brendshme, ndërsa Mali i Zi si nuk duhet është përzie në punët e brendshme të Serbisë dhe e preku integritetin e saj territorial duke e njohur Kosovën, duke votuar në UNESCO që Patrikana e Pejës dhe Manastiri i Deçanit të shndërrohen në trashëgimi kulturore të Kosovës”, tha Daçiq.