Daçiq: Plani franko-gjerman i papranueshëm, po kërkohet të pranohet pavarësia e Kosovës
04 nëntor 2022
| 19:10
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se plani franko-gjerman në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, është i papranueshëm për Serbinë.
“Qëndrimi i Serbisë është i qartë, ai plan nis nga baza e papranueshme, nga fakti që çështja e zgjidhjes politike konsiderohet e përfunduar dhe se ne vetëm duhet ta pranojmë, me dëshirë apo pa, me zë a heshtur, pavarësinë e Kosovës”, është deklaruar Daçiq nga Vjena, shkruan “EuroNews Serbia”.
Ai ka thënë se kjo temë do të diskutohet nga Vuçiqi me emisarin special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.