Daçiq: S’do të jem pjesë e takimit të Këshillit të Evropës nëse pranohet Kosova
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç, ka deklaruar sot se nuk ka ndërmend të shkojë në Strasburg të martën me rastin e 20 vjetorit të pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës, nëse Kosova do të pranohet në atë institucion një ditë më vonë.
Në konferencën për media pas takimit me Ministren e Punëve të Jashtme të Gabonit, Yolanda Nijonde, Daçiç tha se në 10 vjetorin e Marrëveshjes së Brukselit, është paralajmëruar se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të fillojë procedurën për pranimin e Kosovës në atë institucion.
“Nëse kjo është e vërtetë, unë nuk do të shkoj në Strasburg, sepse asnjëherë nuk ka ndodhur që pjesë e atij organizmi të jetë diçka që nuk është shtet së”, tha shefi i diplomacisë serbe.
Daçiç ka bërë të ditur se Serbia në ditët në vijim do të ketë aktivitet diplomatik shumë të gjallë.
Krahas vizitës së paralajmëruar në Strasburg, e cila u vu në pikëpyetje, Daçiç paralajmëroi edhe bisedime me ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Francës./Ora News