Daçiq: Zgjidhja për Kosovën, prioritet kombëtar i Serbisë
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka pohuar se arritja e një zgjidhjeje politike për Kosovën është prioritet kombëtar i Serbisë, ndërsa u bëri thirrje vendeve që e kanë njohur Kosovën, ta rishqyrtojnë vendimin e tillë.
Daçiq e dha këtë deklaratë në një konferencë për media në Baku të Azerbajxhanit.
Siç transmeton një komunikatë e lëshuar nga Ministria e Jashtme e Serbisë, Daçiq ka theksuar se Serbia, duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, gjithashtu mbron edhe të drejtën ndërkombëtare.
“Me gjithë veprimet e njëanshme të Prishtinës, Serbia mbetet e angazhuar për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e statusit të Kosovës, që do të sigurojë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm. Ne, në raste të shumta, kemi treguar gatishmëri për të arritur një zgjidhje të tillë”, është shprehur ai.