![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/02/daçiqi.jpg)
Daçiqi: Ajo çfarë po flet Osmani është ‘marrëzi’
23 shkurt 2021
| 12:15
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka vlerësuar se deklarata e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani “se të lobojë për anulimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Uashingtonit” është “marrëzi dhe marramendje”.
“Presidenti i ShBA, Joseph Biden, ishte aq i shqetësuar saqë ai thjesht nuk dinte se çfarë do të bënte”, ka deklaruar me ironi Daçiqi për “TV Happy”.
Ai ka theksuar se asnjë person i arsyeshëm nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranonte këtë.
Daçiqi ka ritheksuar se sekretari i ri i Shtetit, Anthony Blinken, ishte në administratën amerikane në kohën kur është nënshkruar Marrëveshja e Brukselit.