Daçiqi: Amerika e gatshme ta mbështesë një kompromis për Kosovën
27 korrik 2018
| 11:23
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se administrata amerikane është e gatshme ta mbështesë Serbinë në gjetjen e një kompromisi për çështjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Daçiqi ka shtuar se situata e tanishme në mes të dy vendeve është goxha më ndryshe nga ajo që kishte ndodhur më parë, e sipas tij, këto janë përshtypjet edhe të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Ivica Daçiq është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Uashington, shkruan “Tanjug”.