Daçiqi bën thirrje për ‘mbrojtjen e popullit serb në Kosovë’
30 maj 2023
| 14:29
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se “të gjithë duhet të bashkohen rreth mbrojtjes së popullit serb” në Kosovë.
Sipas tij, çështjet e brendshme politike nuk duhet të ndikojnë në gatishmërinë e Serbisë “për të mbrojtur popullin e saj”.
“Duhet të bëjmë gjithçka për të ndihmuar mbijetesën e popullit tonë në Kosovë. Duhet të jemi të vetëdijshëm se do të kalojmë nëpër beteja të vështira, politike dhe të sigurisë”, ka thënë Daçiqi për televizionin “Pink” të Beogradit.
Shefi i diplomacisë serbe vlerësoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “nuk do normalizim, por përshkallëzim dhe konflikt” dhe se qëllimi i tij është “t’i dëbojë serbët nga Kosova”.
Daçiqi nuk ka sjellë ndonjë provë për këto pretendime.