Daçiqi: Beogradi nuk mund ta ndalojë flamurin e Kosovës në Katedralen e Parisit
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se vendosja e flamurit të Kosovës në katedralen Notre Dame të Parisit ishte një skandal i madh, por Beogradi nuk mund ta ndalojë atë.
“Ne nuk mund ta parandalojmë atë, por ne mund të kemi marrëdhënie më të mira me Parisin, kështu që vizita e Emmanuel Macron është jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha Daçiqi për “Tv Prva” kur është pyetur nëse Serbia do të reagojë për vendosjen e flamurit të Kosovës në këtë Katedralen e Parisit.
Daçiq ka vlerësuar se flamuri i Kosovës në katedralen e Parisit është një skandal i madh i përgjithshëm, sepse nuk ka paradë ushtarake në të cilën ata marrin pjesë dhe munden.
“Unë nuk e di se si ai (Hashim Thaçi) pranoi ftesën për të marrë pjesë, kjo është për atë një ditë zie”, ka thënë Daçiqi.
Flamuri i Kosovës është vendosur për herë të parë në katedralen Notre Dame të Parisi, në kuadër të shënimit të100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.