Daçiqi: Çështja e Kosovës më problematikja
11 qershor 2018
| 11:03
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se çështja e Kosovës është më problematikja nga të gjitha.
Gjatë një interviste për “Kurir”, Daçiqi ka thënë se Qeveria aktuale serbe është e gatshme t’i trajtojë të gjitha vendimet e vështira përfshirë edhe çështjen e Kosovës.
“Duket sikur puna e Sizifit por na takon të mos heqim dorë kurrë, edhe pse gjithçka duket e pashpresë. Nuk është vetëm frazë, është thelbi”, është shprehur Daçiqi.
Daçiqi ka theksuar se është e lehtë të thuhet se kjo Qeveri e ka shitur Kosovën dhe është duke zhvilluar një politikë katastrofale.