Daçiqi e shpërblen tenistin Djokoviç për lobimin kundër Kosovës

29 maj 2020 | 16:21

Para gati dy jave ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në një intervistë për Tv Happy kishte pranuar në mënyrë të hapur se në fushatën kundër pavarësisë së Kosovës është i përfshirë edhe tenisti me famë botërore, Novak Djokoviç.

Daçiq kishte treguar se si Novak Djokoviç është shumë i interesuar për të lobuar për heqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Sipas tij, Serbia duhet të përdorë sa më shumë emra të njohur që ka në fushën e diplomacisë, siç është edhe rasti i Novak Djokoviç.

“Novak pret me padurim çdo tërheqje të njohjes së Kosovës. Shumë liderë botërorë më pyesin për të dhe unë e telefonova që t’u dërgonte atyre topa apo një raketë tenisi me një autograf”, ka thënë Daçiq.

E për gjithë punën që Djokoviçi ka bërë për ta ndihmuar diplomacinë serbe, ka marrë sot mirënjohje nga Ivica Daçiq në “Ditën e diplomacisë”.

“Këtë vit unë kam nderin e madh që këtë mirënjohje t’ia jap legjendës së gjallë, Novak Djokoviç, që është dëshmi se atletët janë, ndoshta, ambasadorët më të mirë të vendit tonë në botë”, ka thënë Daçiq gjatë ceremonisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate është në pritje të vendimit zyrtar nga Gjykata…