Daçiqi: Greqia dhe Ukraina nuk guxojnë ta njohin Kosovën

23 gusht 2023 | 11:48

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Greqia dhe Ukraina nuk duhet ta njohin Kosovën.

Duke folur për Ukrainën, Daçiq ka thënë se një vendim i saj për ta njohur Kosovën mund të shkaktojë precedentë të cilat do ta dëmtonin këtë vend.

“Na thonë ta lëmë Kosovën sepse është rast tjetër. Ne nuk mund të pajtohemi me këtë sepse është një përpjekje për të mbuluar fajin kolektiv sepse kaosi në skenën politike ndërkombëtare është shkaktuar nga shkelja e precedentëve siç është Kosova. Atëherë keni vështirësi të mëdha të shpjegoni pse kjo nuk mund të ndodhë në pjesë të tjera të botës. Ai vendim i Ukrainës vetëm mund ta dëmtojë atë, sepse atëherë ata thonë se çështja e integritetit territorial nuk është e shenjtë”, ka thënë Daçiqi për “Kurir”-in.

Ndërsa duke folur për Greqinë, Daçiqi ka thënë se në samitin e fundit Kosova nuk është trajtuar si shtet i pavarur dhe se për shkak të Qipros, ky vend nuk guxon ta njohë Kosovën.

“Nuk kishte flamuj. Prandaj, Kosova nuk trajtohej si shtet i pavarur . Asnjëherë nuk kemi qenë kundër pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Kosovës, por kemi qenë kundër shënjimit të tyre si shtet i pavarur. Pyetja është se çfarë ndodh kur ata nuk e respektojnë atë. Prandaj Greqia u kujdes për të gjitha këto. Të gjitha këto janë nivele më të ulëta të përfaqësimit sesa kur vendosni marrëdhënie diplomatike. Greqia nuk e ka njohur Kosovën dhe nuk guxon të bëjë një lëvizje të tillë për hir të popullit të saj në Qipro”, ka thënë Daçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Berisha, ka…