Daçiqi: Heqja dorë nga Kosova s’mund të jetë çmimi i anëtarësimit të Serbisë në BE

14 janar 2024 | 14:11

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se heqja dorë nga Kosova, nuk mund të jetë çmimi për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Si mundet BE-ja apo dikush nga Serbia të kërkojë njohjen e Kosovës, kur dihet që pesë anëtarë të BE-së nuk e njohin Kosovën, kur dikush thotë se BE-ja kërkon të njohim Kosovën, ne duhet ta pyesim atë në emër të kujt flet. Interesi ynë strategjik është të hyjmë në BE dhe ky është një tjetër prioritet i politikës sonë”, ka thënë Daçiqi.

Ai në një intervistë për “Novosti” ka shtuar se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, përcjell “Kosovo Online”.

Sipas Daçiqit, Serbia do të vazhdojë të jetë pengesë për çdo njohje ndërkombëtare të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Prishtina Weather” ka njoftuar për motin që do të mbajë…