Daçiqi: Historitë se preambula e Kushtetutës për Kosovën do të ndryshojë janë histori boshe
18 prill 2021
| 13:18
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk është e nevojshme të hapet edhe një herë, një debat publik për ndryshimin e Kushtetutës serbe, duke theksuar se një ndryshim mund të ndodh vetëm në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit.
“Historitë që preambula mbi Kosovën do të ndryshojë janë histori boshe”, ka thënë Daçiqi, në një intervistë për televizionin “TV Pink”, shkruan “Tanjug”.