
Daçiqi i ofron mbështetje Vuçiqit pas takimit me serbët e Kosovës
21 gusht 2022
| 17:40
Kryetari i SPS-së, Ivica Daçiq, ka deklaruar se i jep mbështetje absolute presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për qëndrimet që ka shprehur sot në takimin me serbët e Kosovës.
“Nuk ka çështje më të rëndësishme se shteti dhe populli, prandaj qëndrimet e sotme kanë rëndësi historike në luftën për paqe dhe kompromis dhe mbrojtjen e popullit tonë në ‘Kosovë dhe Metohi’. Nuk ka çështje më të rëndësishme më shumë në Serbi se këto ditë”, ka thënë Daçiqi për “Tanjug”-un.