Daçiqi: Java e ardhshme do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për Serbinë
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se java e ardhshme do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për Serbinë, pasi do të ketë presion shtesë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Daçiqi ka thënë se respektimi i politikës së jashtme të BE-së nuk është problemi i vetëm në marrëdhëniet e Serbisë, por sipas tij “ka diçka tjetër”.
“Shqipëria mburret se është 100 për qind në përputhje me BE-në dhe pyet veten pse nuk i hapin negociatat. Disa vende fqinje marrin vetëm kërkesa dhe i zbatojnë ato menjëherë. Kjo tregon se respektimi i politikës së jashtme të BE-së nuk është problemi i vetëm në marrëdhëniet tona me ta”, ka thënë Daçiqi, shkruan “Danas”.
Ndërsa mediat serbe kanë raportuar se presidenti serb, Aleksandar Vuciq, do të udhëtojë nesër për në Athinë për një takim joformal të liderëve, e që pjesëmarrës pritet të jenë edhe përfaqësues të lartë të BE-së.