Daçiqi, ‘këlyshi’ i Millosheviqit, kërcënon qytetarët serbë që duan t’i zbulojnë krimet ndaj shqiptarëve

03 nëntor 2020 | 17:49

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar nga deputetët që të bëhen bashkë për t’ia drejtuar një letër Parlamentit Evropian, Bashkimit Evropian dhe shteteve të fuqishme që të kërkojnë nga Serbia ndriçimin e fatit të të pagjeturve nga Kosova.

Në debatin që po zhvillohet këtë pasdite në Kuvendin e Kosovës, në emër të Grupit Parlamentar të Nisma-AKR, Limaj ka thënë se ka qenë një konsensus i heshtur për të fshehur krimin.

“Kjo ka ndodhur në tavolinën e udhëheqësve shtetërorë të një shteti, i cili siç thash është kandidat për BE… Mos harroni, kreu shtetëror, drejtësia serbe me proces verbal shkon, me gjyqtarë hetues, me prokurorë, e mbajnë proces verbalin duke e fshehur krimin e dhjetëra njerëzve të vrarë në Danub, duke i paraqitur gjoja se janë refugjatë kurd e tentojnë të ikin në Rumani”, ka shtuar ai.

Limaj shtoi se kryetari aktual i Kuvendit të Serbisë, ka kërcënuar dhe ka punuar për të fshehur krimin i cili është bërë në Kosovë.

“Kulmi është ai ‘këlyshi’ i Millosheviqit që sot është kryetari i parlamentit. Ai del haptazi dhe thotë se kushdo që tenton të zbulojë të vërtetën, kush i zbulon varrezat masive nuk është serb dhe i kërcënon qytetarët e vet. Kryetari i Kuvendit të Serbisë aktualisht imagjinoni atë kryetar që haptazi kërcënon dhe tenton dhe ka punuar vazhdimisht me fsheh krimin, nesër pritet në Parlamentin Evropian dhe na flet për demokracinë, për drejtat e njeriut dhe lirinë. Imagjinoni atë kryetar parlamenti dhe atë ministër që sot është i policisë, shkojnë në Bruksel dhe na flasin për kapitujt se sa Serbia është demokratizuar”, ka thënë Limaj.

Për këtë arsyeje, ai potencoi se është e domosdoshme që deputetët të bëhen bashkë dhe t’i drejtohen Parlamentit Evropian dhe BE-së dhe shtetet e fuqishme me një letër, për ndriçimin e fatit të mbi 1600 civilëve shqiptarë për të cilët edhe pas dy dekada nuk dihet fati i tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
04.11.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1.…