Daçiqi kërkon që zgjidhja për Kosovën të verifikohet në OKB

16 qershor 2020 | 13:05

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia do të kërkojë që një zgjidhje e ardhshme për çështjen e Kosovës të verifikohet në kornizën më të gjerë ndërkombëtare, në mënyrë ideale në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku sipas tij edhe Kina dhe Rusia do të jenë në gjendje të shprehin qëndrimin e tyre.

Kryediplomati serb i ka thënë “Veçernje Novosti” se “Serbia duhet të fitojë legjitimitetin më të gjerë të mundshëm ndërkombëtar për zgjidhjen e ardhshme të çështjes së Kosovës, sepse vetëm kjo do të jetë një garanci për drejtësi dhe zgjidhje afatgjatë, e cila shpresojmë se do të jetë rezultat i kompromisit dhe respektim i interesave tona”

“Meqenëse Rusia dhe Kina janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe ata nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, pozicioni i tyre është gjithmonë jashtëzakonisht i rëndësishëm në luftën tonë për të ruajtur interesat shtetërore”, ka thënë Daçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), pas lehtësimit…