Daçiqi kërkon themelimin e Asociacionit
14 maj 2018
| 17:32
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ka thënë se Serbia është për zgjidhjen e të gjitha çështjeve përmes dialogut.
Lidhur me marrëveshjet e Brukselit, Daçiqi ka thënë se Serbia i ka zbatuar shumicën prej tyre, ndërsa sipas tij Kosova nuk e ka zbatuar marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Themelimi i Asociacionit duhet të garantohet nga të gjithë ata që e kanë nënshkruar marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë Daçiqi.
Në këtë kontekst, Daçiqi i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të bëjë presion mbi Kosovën për themelimin e Asociacionit.