Daçiqi, Këshillit të Sigurimit: Ose bëjeni Asociacionin ose s’ka marrëveshje

27 prill 2023 | 17:46

Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe moszbatimin e saj për dhjetë vjet nga shteti i Kosovës, e kishte kryefjali në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, për çfarë ka thënë se është edhe parakushti i zbatimit të marrëveshjes së Ohrit për normalizim të marrëdhënieve.

“Asociacioni i komunave serbe ose duhet të bëhet tash ose nuk do të ketë asnjë lloj tjetër të marrëveshjes”, ka thënë ai në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku është duke u diskutuar për Kosovën.

Më tutje, ai është ankuar për “pamundësinë” e kthimit të serbëve në Kosovë nga viti 1999 për të cilët pretendon se në numër kanë qenë rreth 200 mijë.

“Në Prishtinë kanë jetuar 40 mijë serbë, sot janë rreth 100… Në Prizren ku kam lindur dhe ku më duhet leje sot për ta vizituar, kanë jetuar 10 mijë, sot jetojnë rreth 20”, ka thënë Daçiqi, duke shtuar se numri i të kthyerve është vetëm rreth 2 për qind.

Në lidhje me Rezolutën 12/44, ai i është drejtuar Këshillit të Sigurimit me fjalët “ose respektojeni ose zhbëjeni”.

Po ashtu, Daçiqi ka folur edhe për zgjedhjet e së dielës së kaluar në veri të Kosovës, ku ka thënë se nga 45 mijë votues nuk kanë “votuar as 2 për qind”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka mësuar kundërshtarët në Rrethin…