Daçiqi: Kështu s’ka progres në dialog, Kurti është më shumë gjerman sesa amerikan

08 korrik 2021 | 12:31

Në mënyrë që të ketë progres në dialog, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se është e nevojshme të bëhet presion ndaj palës së Kosovës.

Daçiqi ka theksuar se “sot Prishtina nuk e dëgjon askënd”.

“As Brukselin, as ShBA-në. Politikanët shqiptarë në Prishtinë janë të ndarë. Kështu që disa janë amerikanë, të tjerë evropianë dhe i treti gjerman. Albin Kurti thuhet të jetë më shumë gjerman sesa amerikan”, ka thënë Daçiqi për “TV K1”.

Sipas tij, grupet e punës nga të dy palët që merren me çështje teknike duhet të funksionojnë, në mënyrë që të arrihet ndonjë përparim.

“Ne do të durojmë gjithçka stoikisht, do të jemi të durueshëm dhe kurrë nuk do të largohemi nga tryeza ku po zhvillohen negociatat. Serbia do të jetë konstruktive”, ka thënë Daçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar pro shkarkimit të…