Daçiqi komenton planin franko-gjerman
09 mars 2023
| 13:23
Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë dhe Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, ka thënë se propozimi franko-gjerman është i vështirë për të dyja palët, pra edhe për Prishtinën edhe për Beogradin.
Siç ka raportuar “Tanjug”-u, ai ka thënë se ky propozim ka vetëm një fjali që hap perspektivën evropiane.
“Nuk e di nëse ne do të presim të bëhemi shtete anëtare të BE-së. Për çfarë perspektive po flasim ne, kur ne e dimë që në propozimin franko-gjerman, pavarësisht se sa i vështirë dhe i dhimbshëm që është për Beogradin dhe Prishtinën, ka vetëm një fjali që hap perspektivën evropiane”, ka thënë ai.