Daçiqi: Nëse nuk respektohen marrëveshjet e Brukselit, negociatat janë ta pakuptimta
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, është shprehur se Beogradi është i gatshëm çdoherë për dialog.
“Ne nuk do të jemi ata që do t’i shkelim marrëveshjet e Brukselit. Ne gjithmonë do të marrim pjesë në dialog”, ka thënë ai, raporton “Kosovo-online”.
Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, ai ka thënë se qëllimi i Prishtinës zyrtare është okupimi i veriut.
“Ne e dimë qëllimin e Prishtinës që është okupimi i veriut. Nëse ata e okupojnë veriun, asgjë tjetër nuk është e rëndësishme për ta, sepse do të bëjnë spastrim etnik të serbëve nga veriu. Praktikisht serbë nuk do të ketë në veri dhe kështu problemi për ta do të zgjidhet”, ka thënë Daçiqi.
Ai ka theksuar se nëse marrëveshjet e arritura në Bruksel nuk respektohen negociatat janë të pakuptimta.