Daçiqi: Nuk lejojmë anëtarësimin e Kosovës në OKB
02 prill 2018
| 13:48
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se as që bëhet fjalë që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe që të lejojë atë të ketë një vend në Kombet e Bashkuara (OKB).
“Ne duam që ajo të jetë e qetë dhe të zbatohet marrëveshja e Brukselit, por nga bashkësia ndërkombëtare duhet të tregojë nëse e do Serbinë si partner apo si peng të marrëdhënieve të këqija”, ka thënë Daçiqi, raportojnë mediet serbe.