Daçiqi për marrëveshjen e fundit: Kurti i dha vetes dhe Kosovës autogol të madh
27 nëntor 2022
| 16:08
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se përfaqësuesit e Kosovës nuk janë në dijeni të pozitës në të cilën ndodhen dhe se jetojnë në “botën e tyre, se janë ende të preferuarit e bashkësisë ndërkombëtare”, por se siç pretendon ai “situata ka ndryshuar”.
Kryediplomati serb në televizionin TV Prva ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, siç thekson ai “ ka dhënë vetes dhe Kosovës autogol të madh”, transmeton Klankosova.tv
“Ai që ishte propozim e që u refuzua në Bruksel ishte shumë më i favorshëm se ai që pranoi disa ditë më vonë, me presion të madh ndërkombëtar”, tha Daçiq duke iu referuar marrëveshjes së të mërkurës mes Kosovës dhe Serbisë për targat.