Daçiqi: Serbia ‘pro’ heqjes së vizave për Kosovën, gjysma do të ikin në BE

02 nëntor 2022 | 15:39

“Liberalizmin e vizave” për qytetarët e Kosovës nuk po e kundërshton as Serbia, që për vite të tëra mban qëndrime kundër çdo zhvillimi në Kosovë.

Madje, Serbia ka kundërshtuar anëtarësimet e Kosovës edhe në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të sigurisë siç janë: Interpoli dhe Europoli.

Mirëpo kësaj here mbanë qëndrimi pro heqjes së vizave, “duke besuar se heqja e vizave ndikon në depopullimin e Kosovës”.

Kështu të paktën është shprehur ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, në një deklaratë dhënë për mediat serbe.

“Jemi dakord që të gjithë ata që kanë pasaporta serbe dhe janë nga Kosova mund të shfrytëzojnë përfitimet e liberalizimit të vizave”, ka deklaruar Daçiqi.

Ndërsa kur është pyetur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ai ka thënë se “Serbia nuk e ka fare problem me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Këta nuk po u jep Bashkimi Evropian (BE), sepse ata e dinë se gjysma e qytetarëve do të shkonin në BE”.

Madje ai ka thënë se edhe “vet do ta ndihmonte këtë”.

Ndryshe, edhe presidenti serb Vuçiq më herët ka thënë se serbët do t’i gëzohen heqjes së vizave për kosovarët, për shkak se me këtë: “Kosova do të zbrazet nga shqiptarët”.

“Serbët i gëzohen kësaj, por jo për shkak se kjo ndoshta do të mund të rezultonte me heqjen e taksës, por për shkak se shohin vetëm se sa shqiptarë do ta braktisin Kosovën”, kishte deklaruar Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Mick Schumacher në Formula 1 është në…