Daçiqi synon të bëhet kryeministër i Serbisë, e fut nipin e Millosheviqit në listë zgjedhore
06 nëntor 2023
| 08:30
Në Beograd po bëhen gati për zgjedhje të reja parlamentare. Ivica Daçiq, aktualisht ministër i Punëve të Jashtme, synon postin e kryeministrit.
Daçiqi e ka shpallur listën zgjedhore të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) të cilën e udhëheq, dhe në të i ka bërë vend edhe Marko Millosheviqit, djalit të Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit.
Bartës i listës është Daçiqi, ndërsa nipi i Millosheviqit është i treti në listë.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi është planifikuar të mbahen më 17 dhjetor.