Daçiqi: Takimi i Këshillit të Sigurimit për Kosovën, i caktuar për 24 prill ende në rend të ditës

17 prill 2020 | 12:15

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën është caktuar për 24 prill dhe ajo është ende në rend të ditës.

Ai ka thënë për televizionin “Prva” se takimi ishte planifikuar sipas një programi të rënë dakord më parë dhe do të bëhej përmes video-konferencës për shkak të pandemisë së korona \virusit,

Daçiqi ka theksuar se ende nuk dihet cili do të jetë formati i takimit kur të mbyllet për publikun.

Nga seanca, ka thënë Daçiqi, ndoshta do të shfaqej vetëm ajo që do të thoshte përfaqësuesi i UNMIK-ut.

Në uebfaqen e Kombeve të Bashkuara, takimi është në program për 24 prill dhe është njoftuar si një video-konferencë e hapur për UNMIK-un.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina mohon se ka fshehur numrin e viktimave nga Covid-19.…