Daçiqi takohet me ambasadorin rus, flasin për Kosovën
27 prill 2020
| 15:53
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka takuar sot ambasadorin rus, Alexander Botsan-Kharchenko.
Në takim përpos bashkëpunimit në luftën kundër koronavirusit, ata kanë diskutuar edhe për video-seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku të premten Daçiqi është përballuar me kryediplomatin e Kosovës, Glauk Konjufca.
Daçiqi ka falënderuar diplomatin rus për ndihmën përmes dhurimit të furnizimeve dhe pajisjeve mjekësore, dhe veçanërisht ka theksuar ndihmën e javës së kaluar nga Fondi i Paqes Ruse. Po ashtu, ai ka theksuar rëndësinë e shkuarjes së ekipit të ekspertëve rus në Serbi, raporton “Tanjug”.