Daçiqi: Tërheqja e njohjes së Kosovës është projekt shtetëror

25 dhjetor 2019 | 11:50

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se askush në Serbi nuk kishte marrë ndonjëherë para nga individë privatë për një fushatë për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Daçiq i ka bërë këto komentet në emisionin “Happy Tv” me rastin e deklaratës së nënkryetares së Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, Marinika Tepiq, e cila ka thënë se Serbia po e financon këtë fushatë me para nga tregtia e armëve.

“Ky është një projekt shtetëror dhe gjithçka bëhet përmes institucioneve” ka thënë kryediplomati serb.

Ai ka thënë se e kupton që dikush e urren presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe atë, por se nuk e kupton që mund ta urrejnë aq shumë Serbinë, dhe se sipas tij “qëllimi i deklaratës së Tepiqit është të komprometojë procesin që po punon Serbia, që është tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës”. /KK/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i gatshëm që të…