Daçiqi thotë se Gana ka tërhequr njohjen e Kosovës
11 nëntor 2019
| 12:00
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Gana e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ai ka thënë se ky shtet afrikan është i 16 që e çnjeh Kosovën.
Në intervistë për “TV Prva”, kryediplomati serb ka pohuar se notën e tërheqjes e kanë pranuar gjatë fundjavës.