Daçiqi thotë se katër deri në pesë vende do ta tërheqin njohjen e Kosovës

05 nëntor 2019 | 11:21

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se “katër deri në pesë” vende në botë do të tërheqin njohjen Kosovës deri në fund të vitit.

Duke iu përgjigjur deklaratës së të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer në lidhje me rrezikun e sanksioneve ndaj Serbisë për blerjen e pajisjeve ushtarake ruse, kryediplomati serb i ka thënë televizionit “Happy” se nuk kishte baza për vendosjen e sanksioneve sepse, siç deklaroi ai, “ne nuk jemi budallenj që të mos dimë se çfarë lejohet”.

Zyrtari i lartë amerikan, Matthew Palmer gjatë qëndrimit në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut pati dy mesazhe të qarta për Serbinë “Sanksione nëse ata e blejnë sistemin kundërajror rus S-400” dhe se “Serbia kurrë nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian nëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Microsoft në Japoni ka thënë se shitjet i janë…