Daçiqi thotë se kurrë nuk do të heqin dorë nga veriu i Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se presioni ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës mund të çojë në planet e Prishtinës për një plan të llojit “Stuhia”, i cili mund të nxisë konflikt midis Serbisë dhe KFOR-it.
Daçiqi ka potencuar se po kërkohet një zgjidhje për çështjen e Kosovës dhe se korrigjimi i kufirit është vetëm një ide, por që nuk ekzistojnë ide tjera.
Sipas tij, përderisa dialogu nuk shkon në drejtim të kësaj ideje, mund të pritet vazhdimi i presionit ndaj Serbisë, që ta njohë Kosovën në gjendjen aktuale, duke përfshirë si pjesë të saj edhe veriun e Mitrovicës, raporton “Rel”.
“Kurrë nuk do ta japim veriun e Kosovës dhe këtu nuk ka asnjë dilemë. Ne nuk kemi lidhje territoriale në mënyrë që të gjitha zonat e banuara me serbë në Kosovë të mbeten nën Serbi”, ka thënë Daçiqi për një televizion serb.
Ai ka thënë se në Shtetet e Bashkuara tashmë “fryjnë erëra të reja”, duke krijuar mundësinë që serbët dhe shqiptarët të arrijnë një marrëveshje.