Daçiqi thotë se Vuçiqi e ka gati raportin për Kosovën
21 qershor 2021
| 13:58
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se presidenti i këtij vendi, Aleksandër Vuçiq, do të paraqesë një raport mbi Kosovën të hënën para përfaqësuesve të partive joparlamentare, të cilat marrin pjesë në dialogun ndërpartiak.
Në një deklaratë për “Tanjug”-un, Daçiqi ka vlerësuar se ky është një kontribut në unitetin e përgjithshëm të shtetit.
Edhe para shkuarjes në Bruksel ku është takuar për herë të parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 15 qershor, Vuçiqi kishte njoftuar se do t’iu drejtohet deputetëve rreth të njëjtës temë në një seancë e cila do të mbahet më 22 qershor.