Daçiqi: Trumpi më i mirë se Bideni për interesat serbe

20 maj 2020 | 11:54

Kryediplomati serb Ivica Daçiq ka thënë se pyetja e madhe është se kur dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë. Sipas tij, nuk është e mundur të arrihet një zgjidhje para zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në nëntor, duke pasur parasysh situatën aktuale, pandeminë dhe krizën në Prishtinë.

Duke komentuar se cila administratë amerikane do të ishte më e mirë për dialog, ajo e Donald Trumpit ose Joe Bidenit, Daçiqi tha se Trumpi ishte sigurisht më i mirë për interesat serbe sepse, siç ka thënë, “ai inkurajoi disa procese dhe pranoi idenë se duhet të arrihet një kompromis që do të ishte në interes të të dyja palëve”.

Mes të tjerash, shefi i diplomacisë serbe ka theksuar se Trumpi nuk mendon se çështja ka mbaruar dhe se Serbia duhet ta njohë vetëm pavarësinë e Kosovës, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe…