Dafina Mustafa transferohet te Kreuzlingeni
12 qershor 2024
| 16:20
Pivotja e Përfaqësueses së Kosovës, Dafina Mustafa, ka bërë hap të madh në karrierë. Ajo i është bashkuar skuadrës së Superligës së Zvicrës, Kreuzlingen.
Dafina Mustafa deri më tani ishte te LC Bruehl, kurse luajti në ekipin e dytë. Në edicionin e fundit i realizoi 50 gola në 25 paraqitje. 21-vjeçarja është po ashtu lojtare e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës.
Javë më parë te Kreuzlingeni u transferua edhe Fitore Aliu. Ndërkohë Pashke Marku ka vendosur të pushojë nga hendbolli. Pashkja për kohë të gjatë ishte lojtarja kryesore e Kreuzlingenit.